Partizani nuk njeh humbje,  Egnatia merr fitoren e parë ndaj Laçit

Partizani nuk njeh humbje, Egnatia merr fitoren e parë ndaj Laçit

17:48, 04/09/2022

Egnatia ka arritur fitoren e parë në Superiore për këtë sezon duke mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 0-1.

Sfida nisi e balancuar për të dyja skuadrat, ku nuk munguan rastet nga të dy kampet në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për rrogozhinasit, që gjetën golin me Delarzh që në sekondat e para të fraksionit të dytë të lojës. Gjithashtu Delarzh gjeti dhe golin e dytë, por VAR-i e anulojë për gol të parregullt.

Kështu Egnatia merr tre pikët e para të këtij sezoni, ndërsa skuadra kurbinase vazhdon të qëndrojë me tre pikë të cilat i mori në javën e parë, kur mundi Teutën.

Në takimin tjetër Partizani është skuadra e momentit në Superiore, pasi demat kaluan edhe Bylisin duke i mposhtur këto të fundit me rezultatin minimal 1-0, ku Skuka si gjithmonë do të vendoste edhe fatin e ndeshjes që në minutën e 46-të të takimit.

Të dy ekipet gjatë pjesës së dytë do të krijonin raste pa fund, por nuk do të mund të finalizonin mundësitë e krijuara duke bërë që ky takim të mbyllej në favorin e të kuqve që tashmë janë liderit e “Abissnet Superiore”, teksa kryesojnë me pikë të plota pas 3 ndeshjesh, ndërsa nga ana tjetër ballshiotët mbeten në kuotën e 4 pikëve, duke marrë kështu humbjen e parë për këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco