Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Marcelo te klubi surprizë...?

Marcelo te klubi surprizë...?

17:21, 01/09/2022

Marcelo është një lojtar i lirë nga fundi i sezonit të kaluar, me brazilianin që përfundoi kontratën me Real Madridin.

Emri i futbollistit brazilian është lakuar në shumë klube, mirëpo ende nuk ka pasur zhvillime konkrete.

Të paktën deri në këtë pikë, pasi nga Spanja raportojnë se 34-vjeçari është një hap larg firmës me Leicester në Premier League dhe në vijim mund të kryhen vizitat mjekësore.

“Dhelprat”, mesa duket po përgatisin terrenin për një goditje dinake në orët e fundit të merkatos teksa nëse mbyllet marrëveshja me Marcelon, atëherë përveç pjesës së fushës, do të përfitohej në maksimum edhe nga e marketingut që siguron figura e ish-lojtarit të Real Madridit.

Kështu, priten orë të ngarkuara për drejtuesit e Leicester për të përfunduar me sukses një goditje të vërtetë në merkato, si për të ngushëlluar edhe tifozët pas largimit të Wesley Fofana dhe startit zhgënjyes me 0 pikë në katër ndeshje të Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco