Deklarata e Tuchel ndryshon të ardhmen e Armando Brojës

Deklarata e Tuchel ndryshon të ardhmen e Armando Brojës

21:20, 19/07/2022

E ardhmja e Armando Brojës është ende e gjitha për t’u vendosur, me Chelsean që në orët e fundit ka qenë në bisedime të avancuara me West Ham, që është i interesuar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Gjithsesi këto tratativa mund të ndërpriten nga tekniku i “Bluve”, Thomas Tuchel, që ka folur lidhur me mundësitë e qëndrimit të 20-vjeçarit te Chelsea.

“Nuk pres që të largohet. Ne jemi të ndërgjegjshëm për interesimin dhe ofertat, gjë që na tregon se ka shumë potencial. Unë dhe pronarët do të marrim në fund vendimin, bashkë me lojtarin.

Sapo ai mbërriti, ishte e qartë që po mundohej që të binte në sy dhe se po mundohej që të bëhej një lojtar i Chelseat sa më parë të ishte e mundur. Pas huazimit të tij te Southampton, situata për të ishte e qartë për të bërë hapin e radhës, për të treguar përmirësimin e tij dhe për të rënë në sy në fazën përgatitore.

Për fat të keq u dëmtua dhe padyshim ka shumë zhurmë pasi ka oferta dhe interes rreth tij. Të shohim si shkojnë gjërat, por unë jam mjaft i qetë rreth kësaj situate pasi ne e dimë situatën dhe kemi një kontratë”, u shpreh Tuchel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco