Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Interi mbetet duarthatë, Juventusi dhe Torino arrijnë marrëveshje për Gleison Bremer

Interi mbetet duarthatë, Juventusi dhe Torino arrijnë marrëveshje për Gleison Bremer

20:00, 19/07/2022

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Juventusi ka rënë dakord për Gleison Bremerin me Torinon dhe tani duhet të pajtohet me lojtarin për kushtet personale.

Bardhezinjtë kanë qenë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pas shitjes prej 80 milionë eurosh të Matthijs de Ligt te Bayern Munich dhe një nga objektivat më intrigues ishte Bremer i Torinos.

Braziliani ishte një nga yjet e sezonit të kaluar dhe dukej i vendosur për një kalim tek Interi, por zikaltrit nuk arritën ta finalizojnë transferimin.

Di Marzio shkruan sot se Juventusi ka rënë dakord t’i paguajë Torinos 40 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse për Bremerin, duke e tejkaluar dukshëm Interin që ishte i interesuar për një kohë të gjatë.

Bardhezinjtë tani duhet të punojnë për të gjetur një marrëveshje me 25-vjeçarin, i cili thuhet se më herët ka rënë dakord për kushtet personale me Juventusin.

Qendërmbrojtësi brazilian ishte një nga mbrojtësit më të mirë në Itali sezonin e kaluar, duke bërë 33 paraqitje në kampionat.

Bremer shënoi edhe tre gola dhe dha një asist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco