Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Interes i lartë për sfidën me Tiranën, rreth 250 tifozë boshnjakë do jenë në ‘Air Albania’

Interes i lartë për sfidën me Tiranën, rreth 250 tifozë boshnjakë do jenë në ‘Air Albania’

17:33, 19/07/2022

Kur duhen edhe pak më tepër se 2 orë për të filluar takimi i Conference League mes Tiranës dhe Zrinjski Mostar, po vazhdon shitja e biletave në dy pikat që ka vendosur klubi bardheblu.

Deri tani shitja ka shkuar normale, ndërsa për sa u përket kundërshtarëve në “Air Albania” është konfirmuar që do të jenë 250 tifozë boshnjakë.

Biletat variojnë nga 400 lekë të rinj në 3000 lekë të rinj. Një biletë në tribunën pas porte kushton 400 lekë të rinj, një biletë në tribunën E kushton 600 lekë të rinj.

Bileta në tribunën qendrore A dhe B kushtojnë 2000 lekë të rinj, një biletë në tribunën VIP kushton 3000 lekë të rinj.

Ndërsa biletat për sektorin e skuadrës mike do të kushtojë 400 lekë të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco