Grabitën vilën e Marco Verratit, banda shqiptare ‘shënjestron’ shtëpinë e yllit argjentinas

Grabitën vilën e Marco Verratit, banda shqiptare ‘shënjestron’ shtëpinë e yllit argjentinas

14:51, 14/07/2022

Detaje të reja janë zbuluar nga banda kriminale shqiptaro-spanjolle që vodhën pak ditë më parë vilën e yllit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti.

Përpos vilës së këtij të fundit, grupi ia kishte “vënë syrin” edhe vilës së  Lionel Messit e Rafael Nadal.

Sipas “The Sun” Polica kishte gjetur prova në shtëpinë e njërit prej autorëve, ku në një fletore mbante shënim emrat e  pronarëve të shtëpive ku do të kryenin grabitje.

Javën e kaluar Policia konfirmoi se kishte arrestuar shtatë të dyshuar pas bastisjes që kishte ndodhur në vilën të cilën Verratti e kishte marrë me qira për pushimet e tij verore.

Hajdutët kishin arritur që të merrnin 3 milionë euro, bizhuteri dhe  orë të shtrenjta, të cilët u sekuestruan nga Policia, gjatë një operacioni ku ranë në pranga dy nga autorët e grabitjes. 

Ditën e sotme mediat lokale në Ibiza publikuan një shkrim ku thuhet se e njëjta bandë kishte pikasur edhe vilat e Messit, Nadal,  Gutit, Fernando Hierro dhe ish-kryeministrit spanjoll, Jose Maria Aznar.  Ndërkohë autoritetet ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë lajm.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco