Po ndiqte ekipin në stërvitje, ndërron jetë tifozi

Po ndiqte ekipin në stërvitje, ndërron jetë tifozi

12:45, 14/07/2022

Një lajm i trishtë ka mbërritur nga skuadra e Shalkes. Gjatë grumbullimit të ekipit gjerman në Austri një person i moshës 50 vjeç ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në qendrën stërvitore të “Mittersill”-it, ku ekipi i Shalkes zhvillonte seancat stërvitore në shtetin austriak.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi i madh gjerman me anë të një njoftimi në profilin e vet në rrjetin social “Twitter”:

“Jemi të dëshpëruar të raportojmë se një tifoz i Shalkes ka ndërruar jetë për një arsye të panjohur në kampin tonë stërvitor në ‘Mittersill’. Ngushëllimet e klubit të Shalkes janë për familjen dhe miqtë e tij”, ishte komunikata e skuadrës nga Gelsenkirsheni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco