E bujshme/ Pritej t'i bashkohej Fulham, Thomas Strakosha shumë pranë kalimit në Manchester

E bujshme/ Pritej t'i bashkohej Fulham, Thomas Strakosha shumë pranë kalimit në Manchester

16:59, 09/07/2022

E ardhmja e Thomas Strakoshës ka marrë një tjetër rrjedhë. Kur dukej pranë kalimit te Fulham, Strakosha me shumë gjasa do t’i bashkohet skuadrës së Manchester United, me portierin shqiptar në dispozicion si një lojtar i lirë pas largimit nga Lazio këtë verë.

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një zëvendësi të ri për David De Gean pasi Dean Henderson u transferua te Nottingham Forest.

Erik Ten Hag kërkon që portieri i dytë i tij të jetë dikush që ka eksperiencë dhe për këtë arsye e pëlqen shqiptarin, i cili ka marrë atë që i duhet nga Lacio gjatë këtyre viteve.

27-vjeçari kuqezi zhvilloi në total 208 paraqitje me Lazion, klubi i vetëm i përhershëm i karrierës së tij deri më tani, me një periudhë huazimi te Salernitana në 2015-16.

Ai nuk ishte një titullar fiks te Lazio gjatë dy viteve të fundit, duke luajtur vetëm 32 ndeshje si titullar në Serie A në dy sezone. Kjo bëri që ai të merrte një vendim për t’u larguar nga Lazio dhe të transferohej diku tjetër.

Strakosha nuk do të jetë titullar as në Old Trafford, por talkSPORT raporton se një marrëveshje është afër arritjes për të nënshkruar me Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco