Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Çmimi i birrës në Kupën e Botës do të jetë tepër i lartë dhe nuk do të shitet në stadiume

Çmimi i birrës në Kupën e Botës do të jetë tepër i lartë dhe nuk do të shitet në stadiume

13:20, 09/07/2022

Kupa e Botës në Katar është e para që do të mbahet në një vend me popullsi me shumicë myslimane dhe një nga pyetjet kryesore për tifozët e futbollit që planifikojnë të marrin pjesë është nëse do të jetë e mundur të konsumojnë alkool.

Autoritetet e Katarit njoftuan më herët se alkooli do të lejohet, por në kushte rreptësishtë të kontrolluara, dhe tani dihet se si do të funksionojë e gjitha.

Autoritetet e Katarit kanë ndaluar shitjen dhe konsumimin e birrës dhe alkoolit në stadiume, dhe të gjithë tifozët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të blejnë gjatë Kupës së Botës në një kohë të caktuar dhe në zona të caktuara tifozësh dhe hotele në Doha, kryeqyteti i Katari.

Dhe përveç kohës dhe vendit të kufizuar për të blerë alkool, lajmi i keq është çmimi. Në disa vende çmimi i birrës do të jetë rreth 18 dollarë, që është shumë më i shtrenjtë se në Kupat e Botës së mëparshme.

Kujtojmë se Kampionati Botëror në Katar do të mbahet nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco