Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Vllaznia nuk harron Plorin, i beson detyrën e re në klub

Vllaznia nuk harron Plorin, i beson detyrën e re në klub

11:41, 09/07/2022

Vllaznia vendosi të mbyllte bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori për të emëruar në krye të skuadrës trajnerin Mirel Josa. Megjithatë, në klubin shkodran e bënë të qartë se 43-vjeçari do të vijonte të ishte pjesë e shkodranëve dhe së fundmi drejtuesit kanë zyrtarizuar edhe rolin e ri që do të mbulojë Plori.

Drejtuesit i kanë besuar Plorit rolin e trajnerit të skuadrës U21 (rol që do të nisë ta ushtrojë nga e mërkura e javës së ardhshme), ndërsa nga ana tjetër, tekniku do të kujdeset gjithashtu edhe për promovimin e talenteve të Akademisë.

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:

ZYRTARE

KF Vllaznia bën të ditur se ka emëruar z. Elvis Plori në postin e trajnerit të ekipit U21. Njëkohësisht ai do të kryejë edhe detyrën e promovuesit të talenteve të Akademisë tonë.

Plori do të nisë punën me ekipin U21 nga e mërkura e ardhshme dhe ne i urojmë suksese në detyrën e tij të re!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco