Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Çmendet' Juventus, pas Pogba dhe Di Maria huazon dhe Zaniolon

'Çmendet' Juventus, pas Pogba dhe Di Maria huazon dhe Zaniolon

09:26, 09/07/2022

Janë bërë të ditura detajet e transferimit të ardhshëm të Nicolo Zaniolo nga Roma te Juventusi. Marrëveshja ende nuk është konfirmuar, por përfundimi i saj konsiderohet vetëm çështje kohe.

Shuma totale e transferimit do të jetë 40-45 milionë euro dhe pagesat do të ndahen në disa pjesë: së pari Juventusi do të paguajë rreth 10-12 milionë euro për qiranë dhe pas aktivizimit të blerjes së detyrueshme, të tjera 30-33. milionë euro do të shkojnë në llogarinë e Romës, raporton gazetari Alfredo Pedulla.

Nicolo Zaniolo luajti 111 ndeshje për Romën në katër vjet, duke shënuar 22 gola dhe 15 asistime. Transfermarkt e vlerëson mesfushorin sulmues 23-vjeçar italian në 33 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco