Leao i vendos kusht Milanit për rinovimin e kontratës

Leao i vendos kusht Milanit për rinovimin e kontratës

16:55, 24/06/2022

Rinovimi i Rafael Leaos me Milanin mbetet ende një çështje e cila pret të marrë zgjidhje.

Klubi është duke punuar për arritjen e marrëveshjes me portugezin, i cili duket se i ka vendosur kuqezinjtë në pozita të vështira me shifrat që ka kërkuar për të hedhur firmën në kontratën e re.

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë i janë drejtuar agjentit të 23-vjeçarit me një propozim të ri për një kontratë 4-vjeçare me një rritje page nga 1.5 milionë që futbollisti përfiton aktualisht në 4.5 milionë, ofertë që është refuzuar nga përfaqësuesi i futbollistit Jorge Mendes që i ka kërkuar Milanit një pagë 6 milionë euro.

Presidenti i “Djallit”, Paolo Skaroni, pak kohë më parë deklaroi se klubi do të zbatonte një politikë ku pagat e lojtarëve do të mbaheshin në kontroll duke tentuar të mos kalonin limitin e 5 milionëve në vitet në vijim, por rëndësia e lojtarit në skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli mund ta bindë numrin një të klubit të bëj një hap pas dhe të kënaqë pretendimet e Leaos për të arritur rinovimin me talentin portugez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco