Kupa e Kosovës në futboll do të mbetet në qytetin e Podujevës, me Llapin që ka triumfuar për herën e dytë radhazi në këtë garë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:2. Llapjanët kaluan të parët në epërsi pas një goli të bukur të shënuar nga Francesco Rivera në minutën e gjashtë.
Gjilanasit barazuan pas gjysmë ore, kur Hamdi Namani shënoi me kokë në minutën e 36-të.
Namani shënoi pas një harkimi të bukur nga Muharrem Jashari.
Pjesa e parë u mbyll me barazim, teksa skuadra nga Podujeva e riktheu epërsinë në pjesën e dytë.
Arbnor Ramadani shënoi në minutën e 48-të me një goditje të fuqishme nga distanca, e cila u devijua dhe përfundoi në rrjetë.
Deri në fund u regjistruan edhe disa raste tjera, por jo të konkretizuara me gol.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: