Tifozët e Feyenoord-it harrojnë humbjen, në ‘Selman Stërmasi’ festojnë trofeun e Tiranës

Tifozët e Feyenoord-it harrojnë humbjen, në ‘Selman Stërmasi’ festojnë trofeun e Tiranës

21:22, 26/05/2022

Një pjesë e tifozëve të Feyenoord,që kanë ardhur në vendin tonë për finalen e Conference League që luajt mbrëmjen e djeshme, ku fitues doli Roma me rezultatin 1-0, nuk janë larguar nga vendi ynë.

Disa tifozë holandezë kanë shkuar sot në stadiumin “Selman Stërmasi” ku është duke u luajtur ndeshja e fundit e këtij sezoni për Tiranën dhe Kukësin. Duket se ata kanë shkuar të “festojnë” trofeun e Tiranës, pasi skuadra e tyre nuk ia doli përballë Romës.

Ndërkohë “Selman Stërmasi” është mbushur sot plot, pasi “bardheblutë” do të festojnë titullin kampion të Abissnet Superiore 2021-2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco