FOTO/ Duka uron Tiranën: Sukses i merituar, shpresoj te përfaqësimi i denjë në Europë

FOTO/ Duka uron Tiranën: Sukses i merituar, shpresoj te përfaqësimi i denjë në Europë

20:58, 26/05/2022

Tirana u shpall fituese e Abissnet Superiore për sezonin 2021-2022.

Të shumta ishin urimet për ekipin bardheblu, ndërsa pak më parë ka ardhur një postim në rrjetet sociale nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Duka uron kryeqytetasit dhe shpreson se paraqitja e tyre në Europë do jetë dinjitoze.

“Urimet më të mira KF Tiranës! Klubi kryeqytetas është shpallur sot kampion i Shqipërisë në përfundim të një kampionati që dhuroi spektakël, gola dhe plot emocione të bukura.

Një sukses i merituar ai i Tiranës për atë që ky ekip dha në fushën e lojës. Dua t’i shpreh edhe një herë urime dhe suksese lojtarëve, stafi teknik, drejtuesve dhe të gjithë administratës bardheblu për këtë titull të 26-të kampion. Shpresoj që Tirana ta përfaqësojë sa më denjësisht futbollin europian në arenën ndërkombëtare këtë sezon”, shkruan Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco