VIDEO/ Strakosha largohet me nderime nga Lazio, portieri letër lamtumire klubit dhe tifozëve: Po iki si burrë

VIDEO/ Strakosha largohet me nderime nga Lazio, portieri letër lamtumire klubit dhe tifozëve: Po iki si burrë

10:04, 22/05/2022

Thomas Strakosha luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e fundit me fanellën e Lazio-s kundër Veronës (3-3). Portieri shqiptar i dha lamtumirë klubit ku kaloi 9 vite të paharrueshme dhe padyshim la gjurmë të mëdha.

Ndaj klubi dhe tifozët vendosën që të nderonin në mënyrën e duhur gardianin kuqezi pas ndeshjes së fundit.

Me mbylljen e sfidës kundër Veronës, skuadra e Lazios bëri si zakonisht xhiron e fushës për të përshëndetur tifozët në mbyllje të edicionit ku siguruan vendin e 5-të në Serinë A. Gjatë kësaj xhiroje, tifozët thirrën në kor disa herë emrin e Strakoshës për ta falënderuar për kontributin e tij në këto vite.

Ndërsa më pas, klubi organizoi një mini-ceremoni ku presidenti Lotito i bëri dhuratë atij dhe Lukas Leiva, i cili gjithashtu do të largohet, një fanellë përkujtimore speciale ku ishin të vendosur edhe trofetë që ka fituar gjatë karrierës së tij me bardhekaltrit.

Pas përfundimit të mini-ceremonisë, Strakosha i falënderoi të gjithë me një letër prekëse, ku shprehu fjalë dashurie për klubin dhe tifozët.

Në media është përfolur shumë për një nënshkrim me Fulham në Premier League, por Strakosha u shpreh se nga respekti për Lazion nuk ka folur me asnjë klub dhe së në media kanë dalë gjëra që nuk janë të vërteta.

“ Fillimisht, falenderoj Lazion. Ajo që jam sot është falë tyre, tifozëve, stafit dhe bashkëlojtarëve të mi që nga Primavera e deri më sot. Ishte një rrugëtim i bukur, nuk e fsheh që largohem me dhimbje në zemër por kam ardhur si fëmijë dhe iki si burrë. Gjërat e bukura fillojnë, por kanë edhe një fund. Jam i kënaqur me rrugën time dhe shpresoj t'u kem dhënë fëmijëve një ëndërr: të besojnë se nga ekipet e të rinjve mund të arrish në ekipin e parë. Shkuarja në Ligën e Kampionëve me këtë fanellë po bënte realitet ëndrrën time që kisha në fëmijëri. Mund të them vetëm faleminderit. Nga respekti për Lazion nuk kam folur me asnjë klub më parë sot, kanë dalë gjëra që nuk janë të vërteta, kam dashur të përfundoj sezonin dhe tani e tutje do të mendoj për të ardhmen time. Ju uroj më të mirat ”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco