VIDEO/ Tifozët e Barcelonës pretendojnë se kanë gjetur ‘Messin e ri’, shihni golin spektakolar të shënuar nga 7 vjeçari

VIDEO/ Tifozët e Barcelonës pretendojnë se kanë gjetur ‘Messin e ri’, shihni golin spektakolar të shënuar nga 7 vjeçari

14:40, 08/11/2021

Shtatë vjeçari Pedro Juarez i akademisë La Masia të Barcelonës është krahasuar me produktin e saj më të mirë të të gjitha kohërave, gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi. Juarez shënoi një gol spektakolar në një ndeshje futbolli këtë fundjavë, teksa u bë hit në rrjetet sociale.

Vogëlushi  i Barçës luan për ekipin e moshave deri në tetë vjeç dhe në një ndeshje të luajtur në fundjavë, ai i dha fitoren skuadrës së tij, falë një goli të shkëlqyer.

Në minutën e fundit rezultati ishte 5-5, kur më i vogli nga djemtë e Barçës mori topin në qendër, kaloi disa lojtarë kundërshtarë dhe shënoi një gol të mrekullueshëm.

Goli ngjan me ato të shënuar nga Lionel Messit në ditët e tij të djalërisë dhe shumë fansa në komente kanë shkuar aq larg sa ta krahasojnë atë me argjentinasin legjendar dhe tashmë e kanë quajtur "Messi i ri".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco