Karim Benzema shënon golin e një mijë të Real Madrid

Karim Benzema shënon golin e një mijë të Real Madrid

20:03, 03/11/2021

Është një moment historik për Real Madridin. Merengët, të cilët presin Shakhtar Donetsk në Bernabeu, në kuadër të raundit të katërt të Champions League, kanë shënuar golin e tyre të njëmijtë në këtë kompeticion.

Një arritje simbolike në historinë e Los Blancos por edhe të Ligës së Kampionëve e realizuar nga Karim Benzema. Kapiteni madrilen shfrytëzoi rastin për të shënuar golin e 74-të në kompeticionet më prestigjioze evropiane. Për momentin, Real po fiton 2-1 ndaj Shakhtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco