Beppe Marotta thumbon Lukakun: U largua sepse u josh nga paratë

Beppe Marotta thumbon Lukakun: U largua sepse u josh nga paratë

17:43, 22/10/2021

Beppe Marotta në një intervistë për “Corriere dell Serra” ndër të tjera ka folur edhe për Romelu Lukakun.

Lukaku gjatë verës u largua nga Interi në drejtim të Chelseas për 115 milionë.

Marotta ka thënë se belgu u largua nga Nerazzurët shkaku i parave.

“Lukaku u shit për 115 milionë euro dhe ne e blemë Dzekon falas.Në fushë, nuk ka shumë dallim”.

“Lukaku u largua për të dyfishuar rrogën, në Itali këto shifra nuk mund të ekzistojnë”.

“Sot, ne nuk mund të bëjmë investime të rëndësishme, nuk do të më lejohej të nënshkruaja me Lukakun për 75 milionë euro. Ne kemi nevojë për investime të reduktuara dhe specifike”, tha Marotta.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco