VIDEO/ Florian Marku kthehet në Shqipëri, shëtit me ‘Ferrari’ dhe feston me këngën e...

VIDEO/ Florian Marku kthehet në Shqipëri, shëtit me ‘Ferrari’ dhe feston me këngën e...

17:34, 02/10/2021

Kampioni i botës në peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit, Florian Marku është kthyer në Shqipëri për të festuar titullin.

Ai është shfaqur fillimisht në një ‘Ferrari’ duke vozitur në autostradë me këngën e vjetër të reperit të njohur shqiptar, Noizy. Më pas ai shfaqet duke u pritur në një lagje nga disa simpatizantë të rinj.

‘’Përshëndetje të gjithëve, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen, si në rrjetet sociale, si dhe nëpër rrugë që më ndalojnë makinat e njerëzit e më urojnë fitoren. Jam kënaqur këto ditë në Shqipëri, pas fitores ka qenë diçka e pabesueshme. Ky është vetëm fillimi. Mezi pres të kthehem në Anglie të vazhdoj me përgatitjet e të sjell më shumë tituj në Shqipëri. Ju ruajt zoti e ju uroj një fundjavë sa më të bukur’’ tha Marku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco