Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

Kthesë e papritur, Laporta konfirmon Koeman në postin e trajnerit

Kthesë e papritur, Laporta konfirmon Koeman në postin e trajnerit

15:20, 02/10/2021

Pas kaq shumë zhgënjimesh që nga fillimi i sezonit, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, Ronald Koeman thuhej se po jetonte ditët e fundit në Barcelonë.

Shumë teknikë u përmendën si zëvendësues të trajnerit holandez, si prsh Xavi, Andrea Pirlo, Roberto Martinez, Marcelo Gallardo dhe së fundmi Erik tan Hag.

Por klubi katalanas  në të vërtetë nuk ka para për të shkarkuar holandezin sepse presidenti i Barçës sapo ka konfirmuar trajnerin, edhe në rast humbjeje këtë të shtunë në fushën e Atletico Madrid.

“Koeman do të vazhdojë të jetë trajner i Barçës. Ai ka besimin tonë, pavarësisht rezultatit të sotëm. Ai e meriton këtë mbështetje, sepse është, mbi të gjitha, një ish-lojtar i Barçës. Ai do të vazhdojë.

Koeman e do Barçën dhe vendosi të vijë në një kohë të vështirësive maksimale institucionale dhe sportive. Pasi bisedova me të, shoh që ai i beson këtij ekipi, veçanërisht nga momenti kur të kthehen të dëmtuarit.

Ne folem. Nuk kemi një marrëdhënie të ftohtë. Kjo nuk është e vërtetë. Është një marrëdhënie e mirë, e sinqertë. Ai është një person i mirë dhe e di se mendon njësoj për mua. Të gjithë po përpiqemi të bëjmë më të mirën, ” tha Laporta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco