‘Kultura e fitores është thjesht inekzistente’/ Kevin Mayer rinis debatin mbi vendin e sportit në shkollë

‘Kultura e fitores është thjesht inekzistente’/ Kevin Mayer rinis debatin mbi vendin e sportit në shkollë

12:54, 23/09/2021

Pas basketbollistëve Vincent Poirier, Evan Fournier, apo edhe lojtarit të hendbollit Vincent Gérard, të cilët folën për këtë çështje menjëherë pas Lojërave në Tokio, një tjetër medalist olimpik vendosi të reagojë.

Të martën në mëngjes, në një intervistë dhënë gazetës “Le Figaro” atleti, Kevin Mayer, u kthye në qendër të vëmendjes duke diskutuar mbi mungesën e kulturës së sportit të nivelit të lartë brenda sistemit shkollor francez.

"Në Francë, është një kufi degradues të jesh i fortë në sport", pohon medalisti i argjendtë i dyfishtë olimpik .

"Në shkollë, gjithçka bëhet për t'i bërë fëmijët të kuptojnë se është më mirë të kesh një notë të mirë në matematikë sesa në sport," vazhdon ai.

Dhe përsëri, kur nuk jeni të mirë  në sport, ju pwrswri merrni nota të larta ndërsa në matematikë mësuesit nuk hezitojnë të vendosin 2 ose 3 nga 20.

Kultura e fitores në sport është gjithçka thjesht inekzistente. Opinioni publik kritikon disa sportistë francezë që nuk japin gjithçka në Lojëra, por ata kurrë nuk janë mësuar ta bëjnë këtë. Problemi është në edukimin sportiv ", u shpreh atleti francez në deklaratën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco