Ergys Luga për SYRI TV: Trashi bëri lëvizjen e duhur, Shkurtaj ishte në bisedime për tu transferuar...

Ergys Luga për SYRI TV: Trashi bëri lëvizjen e duhur, Shkurtaj ishte në bisedime për tu transferuar...

18:56, 23/06/2020

Ish-ndihmës trajneri i Kamzës, Ergys Luga ka folur për përvojën e tij në Kinë, si trajner në akademinë e futbollit në Shenzhen.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, Luga përgëzoi transferimin e Lorenc Trashit tek Al-Qadsia në Kuvajt, por zbuloi që edhe Vasil Shkurtaj ishte në bisedime për tu larguar nga Shqipëria.

Gjithashtu trajneri theksoi që Tirana pothuajse ka fituar titullin kampion, këshilloi një merkato cilësore për të synuar sa më lart Europën.

Transferimi i Trashit tek Al-Qadsia në Kuvajt - Kampionati i Kuvajtit është jo shumë i njohur për futbollistët shqiptarë. Trashi do të përballet me shuam të panjohura për nga mënyra e përshtatjes së tij në këtë kampionat. Unë kam njohje me zëvendëstrajnerin pasi kam punuar këtu në Kinë. Po e zbuloj që ata më kanë kontaktuar pasi ishin të interesuar edhe për Vasil Shkurtajn, më kanë kërkuar opinion dhe unë kam konsideratën më të mirë për Shkurtajn, ja sugjerova por nuk e di pse nuk përfundoi si transfertë. Kur mora vesh transferimin e Trashit i shkrova trajnerit dhe e komplimentova duke i thënë që ta përshtasin Trashin sa më shpejt në skuadër.

Shqiptarët në Kuvajt – Nga cilësia e futbollistëve ka një mungesë të informacionit të lojtarëve por nuk mungon kualiteti i trajnerëve, Trashi do të ketë trajner ish ndihmësin e Julen Lopeteguit.

SuperligaNdjek kampionatin shqiptar. Këtë sezon skuadrat kanë treguar konkurrencë, por më pas Tirana nisi shkëputjen dhe ndeshja mes Laçit dhe Kukësit ishte dueli që vendosi titullin.

E ardhmja si trajner - Po fitoj eksperiencë jashtë vendit, plani im është që të vazhdoj edhe disa kohë në Kinë pasi ka shumë diferenca krahasuar me Europën. Unë ndihem mirë për momentin jam i lumtur me kushtet dhe ambientin e mirë, nuk punoj vetëm me trajner kinez por edhe nga vende të tjera të Europës që unë i kam koleg dhe ndajmë eksperiencën.

Kupat e Europës për klubet shqiptare- Europa kërkon lojtarë me kualitet dhe klube duhet të investojnë për të rritur cilësinë. Tirana e ka siguruar pak a shumë kampionatin dhe tashmë bardheblutë nuk duhet të ndryshojnë trajnerin dhe Tirana të synojë sa më lart në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco