Sekretari i FSHF: Zgjedhjet të ligjshme, ja pse gjyqtarja ktheu vendimin e Asamblesë

Sekretari i FSHF: Zgjedhjet të ligjshme, ja pse gjyqtarja ktheu vendimin e Asamblesë

23:11, 01/04/2018

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, i ftuar në emisionin “Zona Gol”, sqaroi kthimin e vendimeve të Asamblesë së FSHF-së nga Gjykata, që nuk mund të konsiderohet rrëzim, por thjesht plotësim dokumentacioni.

“Është procedurë standarde që pas mbarimit të Asamblesë shkon dosja për regjistrim në Gjykata. Kanë shkuar të gjitha aktet në Gjykatë dhe gjyqtarja ka bërë kthim aktesh. Komentet në disa media janë keqdashëse. Është procedurë normale. Gjyqtarja ka parë disa mungesa, dosja do të plotësohet dhe s’do të ketë asnjë problem”, sqaron numri 2 i FSHF-së.

Shulku sqaroi me në detaje, se gjyqtarja thjesht ka kërkuar vendimet e Asambleve të mëparshme, ku është marrë vendimi për anëtarët e rinj të FSHF-së.

“Gjyqtarja ka kërkuar të ketë në dispozicion vendimet e asambleve të mëparshme për ndryshimin dhe shtimin e numrit të anëtarëve. E ka parë të arsyeshme që nuk përputhet data e dërgimit me aktet e lëshuara për pronarët e klubeve. Nuk shkohet në zgjedhje të reja, nuk cenohet legjitimiteti i FSHF-së, janë zgjedhur organet drejtuese. Është procedurë normale nuk është rrëzim, por kthim”, theksoi Shulku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco