VIDEO-SYRI TV/ ‘Autizmi-një sfidë! 15 vite së bashku’, Dr. Liri Berisha bën bashkë specialistët

17:22, 17/04/2024
A+ Aa A-

Fondacioni 'Fëmijët Shqiptarë' organizoi një konferencë për autizmin ku u bënë bashkë mjekë, terapistë e prindër që ndanë eksperincat e tyre. Presidentja e Fondacionit dr. Liri Berisha, tha se përmes qendrës janë ndihmuar qindra fëmijë me këto çrregullime dhe nuk do të reshtet së ofruari ndihmë për ta. Në konferencë u përcollën edhe mesazhe të rëndësishme nga fëmijët autikë dhe prindërit e tyre, si dhe mjekë e terapistë që ishin të pranishëm.

Nga Syri TV

Për 15 vite me radhë Fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’ nuk ka reshtur së ardhuri në ndihmë personave të prekur nga çregullimet e spektrit autik. Gjatë një konference të organizuar në kuadër të muajit ndërgjegjësues për autizimin, Presidentja e Fondacionit dr. Liri Berisha, tha se gjatë këtyre viteve Qendra për Autizmin u ka ardhur në ndihmë qindra fëmijëve me këto çrregullime. Sa i takon ndërgjegjësimit, ajo thotë se ka pasur progres, megjithëse vlerëson se ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim.

Në konferencë u përcollën edhe mesazhe të rëndësishme nga fëmijët autikë. I tillë ishte fjalimi i Jamarbër Hoxhës, 13-vjeçari që emocionoi të pranishmit përmes monologut që përcolli mesazhe të forta. 

Me sfida të shumta hasen prindërit e fëmijëve me autizëm, të cilët veç shpenzimeve e terapive të shumta, vuajnë edhe plagën sociale të diskriminimit ndaj këtyre fëmijëve. Apeli i tyre shkon për më shumë mbështetje.

Konferenca ‘Autizmi-Një sfidë! 15 vite së bashku’ bëri bashkë mjekë, psikiatër e psikologë, terapistë dhe prindër, të cilët ndanë historitë dhe eksperincat e tyre.

Në Shqipëri të prekurit nga spektri i autizmit përbëjnë rreth 26% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Në gjithë vendin 2394 persona me çrregullime të spektrit autik trajtohen me pagesë të aftësisë së kufizuar, por numri real i tyre është shumë herë më i lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco