SYRI TV/ Bashkia kërkon të zhvendosë tregun, tregtarët në Belsh protestë

17:17, 29/04/2024
A+ Aa A-

Dhjetëra tregtarë mësyn me forcë në bashkinë e Belshit, duke kundërshtuar një vendim për zhvendosjen e tregut industrial 4 km larg qytetit.

Kryebashkiaku i Belshit Arif Tafani refuzoi të pres tregtarët, ndërsa këta të fundit u përballën me sekretarin e bashkisë të cilit i kërkuan anulim të vendimit të këshillit bashkiak.

Zyrtari i bashkisë jo vetëm nuk u dha zgjidhje tregtarëve, por as nuk pati përgjigje se përse bashkia belsh ka vendosur që tregun e fermerëve ta kthejë në treg industrial.

SYRI TV​

Refuzimi i kryebashkiakut Arif Tafani për t`i pritur në takim, nxiti reagimin  e dhjetëra tregtarëve të tregut industrial, të cilët hapën portën e jashtme të bashkisë duke u futur brenda institucionit.

Tregtarët, që janë kundër zhvendosjes nga vendi ku shesin aktualisht në një treg të ndërtuar 4 km larg qytetit, u përplasën fillimisht me policinë bashkiake, e cila nuk i lejonte të futeshin në institucion.

Më pas hynë në zyrën e sekretarit të bashkisë, Mustafa Çarçiu, duke kërkuar prej tij që të organizojë një takim me kryebashkiakun Arif Tafani.

Por pavarësisht kërkesës së tregtarëve për anulim të vendimit për zhvendosjen e tregut, sekretari i bashkisë Mustafa Çarçiu, nuk dha zgjidhje, duke u shprehur se largimin nga qyteti të tregtarëve e ka vendosur këshilli bashkiak.

Më herët, shitësit u shprehën se nuk mund të pranojnë zhvendosjen në një treg 4 larg qytetit, për më tepër që ai ambient është ndërtuar për fermerët dhe jo për mallrat industrial.

Madje, gjatë përballjes në ambientet e bashkisë, tregtarët dhe gazetarja e syri tv, lexuan edhe vendimin e këshillit bashkiak, i cili tregon se ambient ku bashkia kërkon të zhvendos regun industrial, është treg për fermerët.

Mustafa Çarçiu nuk pati asnjë përgjigje, kur tregtarët dhe gazetarja e Syri tv, lexuan vendimin e këshillit bashkiak, që parashikon se tregu industrial do të zhvendoset në një ambient të destinuar për treg bujqësor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco