Zbulohet mozaiku nën rrënojat e shkollës/ Arkeologu: Durrësi, një nga perlat e Mesdheut!

10:16, 13/05/2024
A+ Aa A-

Nëntoka e Durrësit ruan brenda saj vlera të jashtëzakonshme të qytetërimit dhe urbanistikës antike, të cilat vijojnë të dalin në dritë pas çdo gërmimi.

Një tjetër mozaik është zbuluar të enjten që lamë pas në vendbanimin antik të gjetur gjatë punimeve për ndërtimin e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar të Durrësit, ku vjeshtën e kaluar u zbulua një tjetër mozaik i rrallë floreal që i përket shek. I-II të erës sonë.

Arkeologu Luan Perzhita, i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se bazuar në gërmimet e fundit që autorët antikë kanë pasur, Durrësi paraqitet si një nga perlat e Mesdheut.

Luan Përzhita:

“Për hir të së vërtetës gërmimet e fundit po tregojnë çdo ditë se Durrësi është ashtu siç e kemi përshkruar mjaft bukur e qartë nga burimet e autorëve antikë që e paraqesin si një ndër perlat e mesdheut, natyrisht me një kulm të zhvillimit ekonomik nga shekulli i parë deri në shekullin e katërt.

Jo rastësisht Durrësi ose Durrahu antik përmendet në këto burime historike si një çelës i cili ishte vazhdimisht nga lindja në perëndim që prek jo vec Mesdheun por edhe pjesët e Europës të aso-kohe.

Duke pasur një pozicion të tillë të një lideri si një qytet i zhvilluar, kjo është paraqitur në mjaft ndërtime që edhe ne e njohim siç është: Anfiteatri i Durrësit, banjot romake që ndodhen poshtë pallatit të kulturës si dhe shumë zbulime të tjera që lidhen me rotondën e Durrësit të dokumentuara dhe të paraqitura në muzeun arkeologjik.

Siç edhe dihet, kur bashkëjetojnë disa shtresa kulturore të cilat vijnë nga mijë-vjeçarët ato i mbivendosen njëra-tjetrës dhe është shumë e vështirë të gjesh vende që një arkeolog të fillojë të dokumetojë një histori aq të lartë kur dihet se Durrësi ka kaluar 6 tërmete që nga periudha e antikitetit.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco