Pandemia la pasoja shqetësuese! Rritet numri i fëmijëve që konsumojnë alkool

Pandemia la pasoja shqetësuese! Rritet numri i fëmijëve që konsumojnë alkool

15:44, 29/04/2024
A+ Aa A-

Studimi i 280,000 njerëzve në 44 vende zbuloi se Anglia ishte vendi me nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit tek fëmijët më të vegjël, me norma shumë më të larta se Franca apo Italia.

Madje sipas studimit, fëmijët anglezë kanë më shumë gjasa në Evropën Perëndimore të pinë rregullisht. Një në tre fëmijë ka pirë të paktën një pije alkoolike deri 11 vjeç, pas rritjes së madhe të konsumit të alkoolit gjatë pandemisë.

 

Shifrat për vitin 2022 tregojnë se në total, 35% e djemve kishin provuar alkool deri në këtë moshë, nga 23% në vitin 2018. Ndërkohë, përqindja e vajzave të reja që e kishin bërë këtë u dyfishua nga 17% në 34% gjatë kësaj periudhe.

Raporti tregoi gjithashtu se Anglia ka nivelet më të larta të pirjes së produkteve të duhanit në Evropën Perëndimore në moshën 11-vjeçare, me norma të vajzave që i tejkalojnë djemtë. Deri 15 vjeç, 40% e vajzave kishin provuar cigare elektronike, së bashku me 26% të djemve.

Në të njëjtën kohë, numri i vajzave të kësaj moshe që kanë pirë duhan është rritur ndjeshëm, me 28%, nga 20% katër vjet më parë.

Dr Joanna Inchley, nga Universiteti i Glasgow tha: “Disa nga këto mund të jenë efektet e bllokimit në jetën sociale, shëndetin mendor, marrëdhëniet me shkollat. Ne e dimë se Covid ka pasur një ndikim të madh në këtë grup…”.

Ajo tha se kishte shqetësime në lidhje me përdorimin e alkoolit, cigareve elektronike dhe duhanit tek vajzat në veçanti, duke sugjeruar se kjo mund të “lidhet me krizën e shëndetit mendor” midis fëmijëve që kaluan pandeminë.

Shifrat e vendosin Anglinë përpara Moldavisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Sllovenisë, ndërsa Skocia dhe Uellsi gjithashtu qëndrojnë në gjysmën e parë të tabelave. Shifrat për secilin vend mbeten shqetësuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco