SYRI TV/ Lumi mes fshatit Vidhishtë 10 vjet pa pastruar, banorët: ‘Nuk rrihet më në këtë situatë’

14:13, 28/04/2024
A+ Aa A-

Lumi që kalon përmes fshatit Vidhishtë në Roskovec është mbushur me kallamishte dhe mbetje të ndryshme. Banorët thonë se prej vitesh nuk është pastruar, duke ua bërë të pamundur jetesën për shkak të kundërmimit të erës së rëndë. Ata i bëjnë thirrje bashkisë të marrë masa për pastrimin e tij.

Nga Syri TV

Kjo është situata aktuale e lumit që kalon përmes fshatit Vidhishtë të njësisë administrative Kuman të bashkisë së Roskovecit. E gjithë gjatësia e lumit që kalon përmes fshatit është e mbushur me kallamishte ndërkohë që pothuajse në të gjitha urat që të çojnë në lagje të fshatit ka mbetje urbane e plastika të cilat kundërmojnë erë të rëndë. Banorët thonë se shtrati i lumit nuk pastrohet prej vitesh.

Banorët thonë se era e rëndë është e padurueshme si në dimër ashtu edhe në verë, dhe vendi është bërë i pabanueshëm. Ata i bëjnë apel bashkisë të marrë masa urgjente për pastrimin, pasi me ardhjen e verës shtohen edhe rreziqet për infeksione.

Burime nga bashkia e Roskovecit pohojnë se lumi pastrohet nga kallamishtet por mbetjet e plastikave vijnë nga zona të tjera që përshkon lumi, dhe sipas tyre herë pas here merren masa për t’i pastruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco