Sot Fitër Bajrami/ Nënkryetari i KMSH-së: Kemi nevojë për reflektim pozitiv...

Sot Fitër Bajrami/ Nënkryetari i KMSH-së: Kemi nevojë për reflektim pozitiv...

09:09, 10/04/2024
A+ Aa A-

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festa më e rëndësishme e këtij komuniteti, ose siç njihet ndryshe edhe Bajrami i Madh. Mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në orën 06:55 në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë.

Para faljes, nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli, mbajti një fjalim ku këshilloi që veprat e mira të vazhdojnë dhe të kemi një reflektim pozitiv.

"Festat janë momente të rëndësishme në jetën e njeriut, sidomos ato fetaret, pasi ato përcjellin gëzim dhe reflektim, gëzim dhe solidaritet. Festat si kjo e sotme, janë festa që njerëzve i përkujtojnë krijuesin dhe rrisin vllazërinë mes nesh. Ne myslimanët kemi dy festa, këtë të sotmen dhe Kurban Bajramin. Festa e Fiter Bajramit ndërlidhet me përfundimin e agjërimit. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë si shoqëri për reflektim pozitiv, në mënyrë që të jemi jo vetëm shikues të proceseve shoqërore, ekonomike, politike por të jemi dhe kontribues", tha Luli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco