Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

SYRI TV/ Blegtorët në protestë të hënën, problem çmimi i qumështit

15:14, 07/04/2024
A+ Aa A-

Blegtorët e myzeqesë u rikthehen protestave, për shkak se baxhot kanë ulur çmimin e grumbullimit të qumështit nga fermerët. Protesta është parashikuar të mbahet në autostradën Fier-Lushnje, ndërsa blegtorët thonë se po shkojnë drejt falimentit. Ndonëse Ministria e Bujqësisë disa muaj më parë u premtoi zgjidhje, duket se edhe këtë herë blegtorët janë mashtruar.

Nga Syri TV

Blegtorët rikthehen sërish në protesta. Këtë të hënë nga ora 12:00 deri në orën 16:00 do të zhvillohet një protestë në autostradën Lushnje-Fier, ku blegtorët vendas kërkojnë zgjidhje lidhur me problematikat e prodhimit të qumështit.

Sipas njoftimit qëllimi i këtij tubimi është problematika që po i shkaktohet fermave blegtorale lidhur me çmimin e qumështit duke sjellë rrjedhimisht falimentimin dhe shkatërrimin e këtyre fermave.

Blegtorët sqarojnë se situata urgjente ku ndodhen sot fermat blegtorale bën që ky tubim të jetë nevojë urgjente për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Prej muajsh blegtorët protestojnë për shkak të kushteve të vështira në të cilat operojnë, duke kërkuar nga shteti të marrë masa për të përmirësuar gjendjen e këtij sektori.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco