FOTO/ Tiranë dhe Shkodër, mesha solemne në Vigjiljen e Pashkëve në katedralet katolike

FOTO/ Tiranë dhe Shkodër, mesha solemne në Vigjiljen e Pashkëve në katedralet katolike

07:42, 31/03/2024
A+ Aa A-

Besimtarët katolikë shqiptarë kanë marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në meshat solemne që u mbajtën në Vigjiljen e Pashkëve në dy katedralet e mëdha katolike të vendit, si në atë të Shën Palit në Tiranë, ashtu edhe në Katedralen e Shkodrës. Po ashtu, kremtime pati në çdo kishë katolike të vendit.

Imzot Gjergj Meta: me mëngjesin e Pashkëve të rilindë dëshira për jetë të re

“Me shëndet Pashkët”: ky është urimi i kreut të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Metës, për të gjithë besimtarët shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, në vështirësi e jo, që sot, i shtrëngojnë dorën njëri-tjetri me përshëndetjen “Krishti u ngjall, me të vërtetë u ngjall”.  "Pavarësisht nga vështirësitë, - nënvizon ipeshkvi i Rrëshenit, 0 Krishti, që fitoi mbi vdekjen, bën të mbijë fara e jetës së re."

Po ashtu, Pashka u kremtua edhe në Katedralen e Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco