Pashkët, sot E Premtja e Madhe - pësimet dhe varrimi i Jezu Krishtit Afresk i Kryqëzimit të Jezu Krishtit. Vepër e ikonografit Onufri, shek. XVI, kisha e Shën Nikollës, Shelcan, Elbasan.

Pashkët, sot E Premtja e Madhe - pësimet dhe varrimi i Jezu Krishtit

08:56, 03/05/2024
A+ Aa A-

Sot Kisha Ortodokse kremton Të Premten e Madhe, pësimet dhe varrimin e Jezu Krishtit.

Cili është kuptimi: "Pësimet dhe Varrimi i Zotit tonë Jezu Krisht"

Shërbesa e Mëngjesit e të Premtes së Madhe, siç njihet edhe në popull e Premtja e Zezë, kryhet në përgjithësi të enjten në darkë. Tipari kryesor i kësaj shërbese është këndimi i dymbëdhjetë pjesëve nga Ungjijtë. Të gjitha pjesët tregojnë pësimin e Krishtit. Këndimi i parë është nga Ungjilli sipas Joanit 13:31-18:1. Ky është fjalimi i gjatë i Krishtit me nxënësit, që përfundon me të ashtuquajturën lutje kryepriftërore.

Ungjilli i fundit tregon vulosjen e varrit dhe vendosjen e rojeve (Mattheu 27:62-66). Të dymbëdhjetë këndimet e Ungjijve të pësimit të Krishtit janë vendosur ndërmjet pjesëve të ndryshme të shërbesës. E tërë himnologjia është e lidhur me vuajtjet e Shpëtimtarit dhe huazon shumë nga ungjijtë, nga shkrimet profetike dhe psalmet. Lumërimet e Zotit këndohen mbas Ungjillit të gjashtë dhe i jepet një theksim i veçantë shpëtimit të kusarit, i cili e njohu Mbretërinë e Krishtit.

Orët e së Premtes së Madhe përsërisin Ungjijtë e pësimit të Krishtit, por kanë si shtesë në çdo Orë, këndime prej profecive të Dhiatës së Vjetër, në lidhje me çlirimin e njerëzimit, nëpërmjet vuajtjeve të Krishtit. Psalmet e përdorura janë gjithashtu të një karakteri të veçantë profetik, p.sh. Psalmet 2, 5, 22, 109, 139 dhe në vazhdim.

Të Premten e Madhe nuk ka Meshë Hyjnore për të njëjtat arsye që ndalojnë kremtimin e Eukaristisë në ditët agjërimore të Kreshmës.

LEXO: E Enjtja e Madhe e Pashkës: sot lyhen vezën e kuqe të familjes - Përgatitja

LEXO: Pashkët, E Marta e Madhe - paravolia e 10 virgjëreshave

LEXO: Ortodoksët nisin Javën e Madhe të Shenjtë, Java e Pësimit

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco