Besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkëve

Besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkëve

22:54, 30/03/2024
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit. Mesha e shenjtë e Pashkës është mbajtur në katedralen “Shën Pali” në Tiranë nën drejtimin e imzot Arjan Dodaj.

Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit përcolli mesazhe paqeje dhe u bëri thirrje të rinjve ta përdorin teknologjinë në shërbim të tyre dhe jo të bien pre e dhunës e bullizmit.

Në mesazhin e tij, Imzot Arjan Dodaj vuri theksin te inteligjenca artificiale. Ai tha se teknologjia duhet vënë në shërbim të njerëzve dhe jop ta zëvëndësojë atë duke krijuar tekno-njeriun.

Kurse kardinali Ernest Troshani dhe Monsinjor Angelo shpërndanë mesazhe paqeje e harmonie.

Arqipeshkevi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, teksa foli për luftërat në Ukrainë e Rripin e Gazës, tha se në ditët e sotme priremi që gjithçka ta shohim zi, ndërsa në mesazhin per besimtaret theksoi se duhet ta lexojmë të tashmen me sytë e fesë.

Kjo konsiderohet e shtuna e madhe për katoliket të cilët nesër festojnë Pashkët. Shumë prej tyre që në orët e para të ditës së shtunë u janë drejtuar katedraleve dhe kishave në Shkodër, Lezhe e Krujë për të bekuar ushqimin që do të jetë në tryezën e të Dielës së Pashkës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco