Arqipeshkvi Arjan Dodaj evidenton dramat e shoqërisë: Tufa me lekë ka krijuar varreza padrejtësie në vend!

Arqipeshkvi Arjan Dodaj evidenton dramat e shoqërisë: Tufa me lekë ka krijuar varreza padrejtësie në vend!

10:57, 30/03/2024
A+ Aa A-

Arqipeshkvi Arjan Dodaj evidentoi fenomenet që po shkaktojnë drama e vuajtje në shoqërinë shqiptare gjatë ceremonisë së Udhës së Kryqit në prag të festës së Pashkës katolike! Zellin për paranë e cilësoi djallin që tundon rininë, ndërsa tufat me lekë tha se kanë krijuar varreza padrejtësie në vend!

E premtja para festës cilësohet e zezë! Është dita kur kujtohen kalvari i vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe udha e tij me kryqin drejt Golgotës! Për të dytin vit radhazi, në Tiranë rituali i Udhës së kryqit u mbajt në Sheshin nënë Tereza nën drejtimin e Arqipeshkvit Metropolit, Arjan Dodaj, njofton Oranews.

Në një nga ndalesat e para lutjet shkuan për të rinjtë e të rejat të rrokur nga çdo formë e dhunës. Duke përkujtuar vuajtjet e Krishtit, u theksuan vuajtjet e shoqërisë shqiptare në kohët që jetojmë! Nga vetmia e të moshuarve për shkak të largimit të të rinjve tek  deri tek kriminaliteti dhe korrupsioni.

Në ndalesën e tetë një tjetër mesazh të fortë. Në fund Arqipeshkvi zbuloi “djallin” për të rinjtë. I nxitur nga ky episod, kreu i Kishës Katolike Shqiptare theksoi pasojat dhe nevojën për të rizbuluar vlerat!

“Çfarë kemi ndërtuar me grushtin e lekëve.... kemi ndërtuar varreza padrejtësie, ekonomi artificiale. Vlera është paqja, uniteti, dialogu."

Ceremonisë fetare në shesh iu bashkuan besimtarë të shumtë të moshave të ndryshme që e shoqëruan me lutje Rrugëtimin e kryqit dhe u larguan me urime për zbulimin e mesazhit të Pashkës.

“Këtë vend po nuk e bëmë ne, asnjë tjetër nuk do ta bëjë”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco