SYRI TV/ Drejt rrënimit kulla e 'Dervish Aliut' në Vlorë, banorët: Turp t'i çosh turistët atje

17:47, 10/03/2024
A+ Aa A-

Shkon drejt rrënimit kulla e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës.

Ajo është një monument kulture me vlera historike dhe arkitektonike, por prej vitesh është lënë në harresë duke u degraduar.

Vizitorët nuk mungojnë, por banorët e fshatit thonë se është turp t`i shoqërosh në monumentin e rrënuar.

SYRI TV

Kullat e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës një monument kulture e lënë në harresë. Kjo ndërtesë daton më shumë se 200 vjet më parë, e cila ka vlera arkitektonike dhe historike.

Çatia e kësaj kullë ka rënë, dyshemeja po ashtu, dhe për të hipur në këtë kullë rrezikon pasi dërrasat janë kalbur. E shkatërruar është dhe porta hyrëse e kullës, që dikur mbarte vlera të larta arkitekturore.

Malo Aliçkaj banorë i fshatit Dukat shprehet se kjo ndërtesë ka qënë krenaria e zonës për atë që ajo mbart, por të vjen keq kur e shikon në këtë gjendje të shkatëruar.

Selim Bodo një tjetër banorë tregon se si ka qënë dhe se si është katandisur kjo kullë, madje ka shoqëruar dhe disa turist gjerman dhe i ka ardhur keq për atë që ai po i tregonte atyre, pasi godina është rënuar e tëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco