Mësuesit në protestë: Financoni arsimin publik, zbatoni kontratën kolektive, dyfishoni pagat! Sindikatat paralajmërojnë greva

Mësuesit në protestë: Financoni arsimin publik, zbatoni kontratën kolektive, dyfishoni pagat! Sindikatat paralajmërojnë greva

14:03, 01/05/2024
A+ Aa A-

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve i ka gjetur disa prej arsimtarëve në protestë për të kërkuar paga më të mira dhe përmirësim të kushteve të punës. Me pankartën “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, arsimtarët marshuan nga Muzeu Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Me megafon në dorë përfaqësuesit e Sindikatave ngritën zërin për mësuesit.

Zbatoni kontratën kolektive. Financoni arsimin publik. Pa financim të arsimit publik nuk kemi arsim cilësor.  Do të përshkallëzojmë lëvizjen me protesta deri në greva të pjeshme dhe të përgjithshme” thanë ata. 

Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit ka zgjedhur që në Ditën e Punëtorëve të dalin në protestë për pakënaqësitë e mësuesve ndërsa njëzëri kërkojnë dyfishim të pagave me argumentin që ky profesion të zgjidhet nga maturantët, pasi degët e mësuesisë janë në rrezik.

“Duhet dyfishim i pagave që profesioni i mësuesit të bëhet profesion i kërkuar nga maturantët. Në degët e mësuesisë, në Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Korçë janë mbyllur fare. Degët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë është një numër i vogël i studentëve që është i pamjaftueshëm për të zëvendësuar mësuesit që dalin në pension. E ardhmja e mësimdhënësve lë shumë për të dëshiruar”, tha një përfaqësues.

Arsimtarët kërkojnë rritje të buxhetit për arsimin, duke thënë se nuk mund të ketë kushte të mira pa një rritje të buxhetit.

“Ne kemi kërkuar që kryeministri të mbajë premtimin që buxheti për arsimin do jetë 5% e PBB. Kjo duhet zbatuar sa më shpejt të jetë e mundur, s’mund të ketë infrastrukturë, s’mund të ketë SMIP pa trajnuar mësuesit, s’mund të ketë laboratorë pa rritur buxhetin. Nëse s’do jetë 5% e PBB s’mund të ketë rritje pagash. Ne kërkojmë që profesioni i mësuesit të jetë i dëshiruar nga të rinjtë. Pa arsim cilësor s’mund të ketë të ardhme ky vend”, tha një përfaqësues i Sindikatës.  

Mësuesit ngritën shqetësimin edhe për mbulimin e transportit, ndërsa kërkojnë edhe shpërblim në fund të vitit shkollor.

“E kemi përmirësuar udhëzimi për mbulimin e transportit, por mos të harrojmë se shuma që mësuesit paguajnë çdo ditë nuk përputhet me atë që i kompensohet. Pagesa përgjatë verës nuk jepet edhe përse mësuesit kërkohen për të plotësuar dokumentacionin.

Një buxhet i domosdoshëm për shpërblimin e mësuesit në fund të vitit”, thanë mësuesit.

Një grup minatorësh dolën para kryeministrisë ku kërkuan miratimin e statusit. Unioni i Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë, mësuesit, punonjës të fasonerive, Sindikata e Psikologovë dhe Punonjësve Social, ish-minatorët kërkuan më shumë dinjitet. 

Ndërkohë Konferedara e sindikatave në rrugën e Rinasit u bëri thirrje të rinjve mos të largohen.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco