SYRI TV/ Familja Nako në Krutje, apel për ndihmë, nëna e dy djemtë në kushtet e mbijetesës

14:18, 28/04/2024
A+ Aa A-

Varfëria është ulur këmbëkryq në familjen Nako nga Krutja e Lushnjes. Nëna e moshuar është e verbër, ndërsa dy djemtë e saj kanë probleme të shëndetit mendor. Si të mos mjaftonin këto fatkeqësi, atyre u kanë ndërprerë pagesën e paaftësisë, si dhe dritat e ujin. Në kushte të vështira për të siguruar mbijetesën, ata bëjnë apel për ndihmë. 

Nga SYRI TV

Tre pjesëtarët e familjes Nako në Krutje të Lushnjes jetojnë në skamje dhe me vështirësi arrijnë të sigurojnë mbijetesën. Nënë Rozija së bashku me djemtë e saj Pëllumb dhe Gëzim Nako prej muajsh nuk kanë asnjë të ardhur për të siguruar bukën e përditshme. Nënë Rozija është e verbër, ndërsa djemtë e saj kanë probleme të shëndetit mendor. Edhe pse ndodhen në këtë situatë, prej muajsh nënës dhe një prej djemve që merrnin pagesë paaftësie, i'a kanë ndërprerë atë. Ndjen keqardhje teksa sheh këtë zonjë të moshuar të verbër e të pamundur, që të jetojë në tualetin e banesës, ndërsa djemtë në dhomën tjetër.

Para disa vitesh ata jetonin në një banesë të rrënuar dhe njësia administrative i ndërtoi vetëm dy dhoma, por pjesa tjetër nuk dihet pse nuk u ndërtua. Nipi i tyre Sajmir Zako kërkon që institucionet të ndërhyjnë për t'i ndihmuar, pasi deri më sot janë vetëm të afërmit që i mbajnë me bukë.

Teksa të tre kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje, ndërkohë që në mënyrë absurde i kanë ndërprerë dhe pagesat e paaftësisë, në të njëjtën mënyrë i kanë prerë dhe dritat e ujin. Në këto kushte tejet të vështira, tre pjesëtarët e familjes Nako bëjnë apel për ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco