Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Fermerët bllokojnë vjeljen e trangullit: Do lejmë grumbulluesit dhe eksportuesit pa mall

15:58, 24/02/2024
A+ Aa A-

Fermerët e serave në bashkinë Dimal dhe Roskovec stopojnë vjeljen e trangullit duke lënë pa prodhim pikat e grumbullimit  te kësaj zone dhe eksportet.

Gjatë takimeve të zhvilluara mes tyre në fshatrat Samaticë, Drenovicë , fermerët  ranë dakord që mos te vjelin me kastravecin deri sa te vendoset çmim dysheme për trangullin 70 leke kg. Ata shprehen se me mire ta hedhin prodhimin sesa te shesin pa asnjë fitim me 30 leke kg grumbulluesve.

Përvec çmimit dysheme fermerët kërkojnë edhe shitjen e prodhimeve me faturë tvsh dhe i bëjnë thirrje shtetit te behet rregullator dhe te vendosin burse për çmimet e kastravecave që eksportohen jashtë vendit, ndërsa akuzojnë ministren e bujqësisë qe i ka braktisur.

Nësë këto kërkesa nuk plotësohen, fermerët shprehen se do ta përshkallëzojne revoltën e tyre deri ne protesta të fuqishme.

Në këto dy bashki janë 8500 familje fermerë qe kanë sera te cilët furnziojnë 20 pika grumbullimi dhe prodhimi i tyre dërgohet për eksport në Ballkan dhe Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco