Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Nis shitja e patates në Divjakë, ankohen fermerët: Kanë mbetur pensionistët, të rinjtë ikën

14:38, 01/05/2024
A+ Aa A-

Kanë nisur nxjerrjen e patates në treg fermerët e Divjakës, të cilët thonë që edhe pse nuk ka një rendimet të lartë, shkak për përshpejtimin shitjes është çmimi i lartë në këtë kohë. Por ankesa për fermerët mbetet fuqia punëtore. Sipas tyre janë vetëm pensionistët ata që kanë mbetur, pasi të rinjtë janë larguar.

Nga SYRI TV

Fermerët e Divjakës që kultivojnë pataten e hershme nxitojnë ta nxjerrin në treg prodhimin për shkak se çmimit. Ata thonë që në këtë kohë mund ta shesin me një çmim të mirë, dhe nëse vonohen edhe pak çmimi do të bjerë.

Fermerët shprehen se pavarësisht fitimit jo të lartë, të paktën sigurojnë farën për mbjelljen e vjeshtës. Por ata tregojnë se nuk kanë punëtorë, pasi të rinjtë janë larguar dhe ata që kanë mbetur tani janë vetëm pensionistët.

Aktualisht çmimi i patates është 60 lekë dhe ky çmim i ndihmon ata që të mbjellin në muajt e vjeshtës.

Gazetar: J. Kasapi

Pamje: SYRI TV

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco