Moti sot e nesër, vranësira dhe reshje shiu, temperaturat me rënie

Moti sot e nesër, vranësira dhe reshje shiu, temperaturat me rënie

07:58, 24/02/2024
A+ Aa A-

Qendra ciklonike tashmë ka përfshirë pellgun e Mesdheut ku presim reshje shiu dhe stuhi me erë të vrullshme në brigjet e Adriatikut dhe detit Jon.

E shtunë, 24 shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi në veriperëndim, reshje bore në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     4/10°C

- Zonat e ulëta      8/16°C

- Zonat bregdetare 10/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 24 Shkurt 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C – 8°C në mëngjes deri në  13°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.

E diel, 25 shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     6/10°C

- Zonat e ulëta      10/16°C

- Zonat bregdetare 12/17°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco