Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Vlorë, vijon odiseja e Ujësjellësit, rihapet rruga për tubacionet

13:52, 23/02/2024
A+ Aa A-

Vijon odiseja 7-vjeçare e Ujësjellësit të Vlorës. Në Unazën e qytetit është duke u rihapur për të disatën herë rruga, pasi po shtrohen linjat e ujësjellësit të ri. Banorët shprehen të shqetësuar nga kjo situatë, pasi punimet e tejzgjatura kanë shkaktuar kaos në qytet.

Nga SYRI TV

Lagja “10 Korriku” i është nënshtruar përsëri ndërhyrjeve për të disatën herë nga Ujësjellës- Kanalizime ne Vlorë. Kësaj here për ndryshimin e tubacioneve për ujin e pijshëm, konkretisht e quajtur Rruga e Unazës, paraqitet tërësisht e amortizuar.

Qytetarët ankohen sërish duke treguar se ky nuk është vetëm një problem për të gjithë qytetin, duke shkaktuar bllokim të trafikut.

Në harkun kohor të 7 viteve ndërhyhet për herën e dytë për realizimin e të njëjtës punë. Rruga kryesore e “Centrales”, pjesë e Unazës së Madhe të qytetit, po çahet për t’u vendosur sërish nga e para tubacionet e ujit të pijshëm.

Ndërkohë, dosja e Ujësjellësit të Vlorës është duke u hetuar edhe nga SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco