Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Asmatikët në mëshirë të fatit prej mungojnës së ilaçeve, Jakaj: Mjekët nuk ngrenë dot zërin, janë mbushur institucionet me patronazhistë

09:34, 23/02/2024
A+ Aa A-

 Mjeku Besnik Jakaj ka pasqyruar situatën anormale në të cilën ndodhen spitalet në vendin tonë nga mungesa e medikamenteve të personave me astmë.

Në një lidhje me Skype për Kafe Shqeto në Syri Tv, Jaka përshkruan dramën me të cilën përballen qytetarët dhe frikën e mjekëve për të ngritur zërin prej faktit se institucionet monitorohen nga patronazhistë.

“Gazetarët dhe mediat e kanë problem ligjor të ngrenë problemet dhe të informojnë publikun dhe ti vijnë në ndihme publikut nga administratorët e paaftë dhe të korruptuar, deri në kriminalitet.

Është i tmerrshëm dhe i dhimbshëm fakti që fëmijët që largohen e shkojnë në shtëpi dhe prindërit e tyre i nxjerrin nga spitali sepse i lënë kot për të pritur vdekjen në shtëpi. Është dramë  e papërshkrueshme.

Unë kam kontakte me drejtues të niveleve të dyta të shëndetësisë, të agjensisë së barnave, të QSUT dhe me shumë specialistë.

Një pjesë e mirë e tyre janë larguar, edhe nga Shqipëria sepse nuk e kanë duruar dot këtë situatë.

Një pjesë e tyre janë aty dhe flasin. Të ulesh në kafe me ta ose të flasësh si koleg, si shok në mënyrë normale thone “Besnik! Aman, bëj ndonjë gjë ti sepse është një situatë e dramatike”. Ça të bëj unë i shkreti? Unë vetëm fjalën kam.

Është një situatë dramatike. E kuptojnë, e kritikojnë nën zë, nën heshtje por kanë frikë seopse janë patronazhistët në çdo institucion. Është mbushur me patronazhist.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco