Parashikimi i motit për të premten, 16 shkurt 2024

Parashikimi i motit për të premten, 16 shkurt 2024

09:13, 15/02/2024
A+ Aa A-

SHMU njoftoi se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell.

Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës apo mjegullinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-10m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 15°C
në zonat e ulëta -1 deri 21°C
në zonat bregdetare 3 deri 20°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco