SYRI TV/ Fier, fluks në pediatrinë e qytetit, Mjekja: Fëmijët të prekur nga virozat

12:56, 30/01/2024
A+ Aa A-

Deri në 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Fierit për ndihmë mjekësore. Mjekët thonë se fluksi është i lartë për shkak të virozave të stinës, ndërsa apelojnë për kujdes.

Syri tv

Sipas mjekes pediatre Albana Haxhiu, vizitat ditore variojnë nga 80- 100 në ditë , ndërsa ka theksuar se dominon versioni gripal që është në qarkullim,

Po sipas pediatres Haxhiu , raste të komplikuara nuk ka patur , ndërsa ka apeluar për të gjithë prindërit që simptomat e lehta ti trajtojnë në shtëpi.

Mjekja pediatre ka pohuar gjithashtu se pavarësisht fluksit te vizitave ditore , nuk ka patur shtrime, ndërsa u kërkon prindërve qe fëmijët me simptoma virale te mos i dërgojnë në çerdhe , kopshte e shkolla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco