VIDEO SYRI TV/ Labinot Fushë, banorët të zhgënjyer: Bashkia nuk po investon, s`kemi rrugë dhe kanalizime

18:53, 25/05/2024
A+ Aa A-

Prisnin që nën administrimin e Bashkisë të kishin më shumë investime dhe vëmendje, por 10 vjet pas reformës territoriale banorët e Labinotit Fushë në Elbasan ndihen të zhgënjyer. Ata thonë se nuk është investuar në infrastrukturë, kanalizime ndërsa tregojnë se ndërtimi i rrugës  Elbasan-Qafë thanë po u dëmton kanalin vaditës.

Nga SYRI TV

Vëmendja e bashkive për zonat rurale pas reformës së vitit 2015, nuk ka qenë në nivelet që banorët prisnin.

Kështu shprehen banorët e fshatit Labinot Fushë në Elbasan, të cilët tregojnë se prej vitesh nuk po marrin investime dhe shërbime nga bashkia, kryesisht në infrastrukturë.

Në anën tjetër banorët shprehen se në fshatin e tyre mungojnë kanalizimet e ujërave të zeza e ende përdorin gropat septike.

Ndërkohë nga hapja e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thane banorët shprehen tepër të shqetësuar se kanali vaditës shumëvjeçar i fshatit është tharë.

Shumica e të rinjve te Labinot Fushë kanë parë të vetmen zgjidhje largimin nga vendi duke bërë që në banesa të mbesin vetëm të moshuarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco