OBSH ngre alarmin mbi obezitetin: 75% e adoleshentëve nuk kryejnë sa duhet aktivitet fizik

OBSH ngre alarmin mbi obezitetin: 75% e adoleshentëve nuk kryejnë sa duhet aktivitet fizik

10:43, 25/05/2024
A+ Aa A-

Obeziteti tek adoleshentët është kthyer në një shqetësim të madh për ekspertët e shëndetësisë botërore.

Të dhënat e fundit tregojnë se 1 në 5 adoleshentë janë obezë, një shifër alarmante që pasqyron një krizë në rritje. Ekspertët fajësojnë për këtë rritje të shifrave kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të rinjtë të kryejnë mesatarisht 60 minuta aktivitet fizik mesatar deri të fuqishëm në ditë. Megjithatë, studimi i fundit ka zbuluar se vetëm 25% e djemve dhe 15% e vajzave arrijnë të përmbushin këtë rekomandim, duke ngritur alarmin për shëndetin e të rinjve.

Sipas të dhënave të raportit, 60% e adoleshentëve në Europë dhe Shqipëri kryejnë aktivitet fizik të paktën 3 herë në javë. Kjo normë është më e ulët tek vajzat me 51%, ndërsa tek djemtë arrin në 69%. Hendeku gjinor zgjerohet me moshën, me 65% të vajzave 11-vjeçare që përmbushin rekomandimin krahasuar me vetëm 46% të vajzave 15-vjeçare. Ekspertët kanë nxjerrë në pah se vajzat janë më pasive se sa djemtë kur bëhet fjalë për aktivitet fizik.

Një tjetër faktor i rëndësishëm që ndikon në nivelet e aktivitetit fizik është pabarazia socio-ekonomike. Adoleshentët nga familjet më të pasura raportojnë nivele më të larta të përfshirjes në aktivitet fizik krahasuar me ata nga familjet më të varfra. Studiuesit theksojnë se faktorë të tillë si aksesi në hapësira të sigurta për aktivitet fizik dhe pjesëmarrja në sporte të organizuara mund të ndikohen nga të ardhurat e familjes.

Ky fenomen është veçanërisht shqetësues duke marrë parasysh ndikimin negativ që obeziteti mund të ketë në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e të rinjve.

Obeziteti në moshë të hershme është i lidhur me rrezikun e lartë për sëmundje të zemrës, diabet dhe probleme të tjera shëndetësore në moshë të rritur. Përveç kësaj, obeziteti mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor, duke rritur rrezikun për depresion dhe ankth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco