VIDEO SYRI TV/ Pjeshkat e Lushnjës pa treg, fermerët: Grumbulluesit abuzojnë

18:30, 25/05/2024
A+ Aa A-

Fermerët e Pjeshkës në zonën e Fier-Sheganit në Lushnje po shkojnë drejt kolapsit. Sipas tyre, prodhimi këtë vit është i mbarë, por tregtarët grumbullues po abuzojnë me çmimin. Aktualisht çmimi i shumicës për 1 kg pjeshkë varion nga 30 deri në 50 lekë, apo deri në katër herë më lirë sesa çmimi me të cilin ky produkt shitet në tregjet e pakicës.

Nga SYRI TV

Janë rreth 100 hektarë të kultivuara me Pjeshkë në zonën e Fier-Sheganit në Lushnje. Prej vitesh fermerët janë kujdesur që ato të rriten dhe të kenë prodhim. Natyra i ka shpërblyer, prodhimi është i mbarë, por fermerët e kësaj zone po përballen me mungesë tregu.

Ata thonë se aktualisht çmimi me shumicë që ofrojnë tregtarët për pjeshkën varion nga 30 deri në 50 lekë kg, të paktën katër herë më lirë sesa ky produkt shitet në tregjet e pakicës.

Me këtë çmim, fermerët po shkojnë në kolaps.

Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi sipas tyre, tregtarët po abuzojnë duke korrur fitime marramendëse me mundin dhe djersën e prodhuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco