Peticion kundër 'nënave me qira' te sheshi 'Skënderbej', mijëra qytetarë firmosin kundër projektligjit

Peticion kundër 'nënave me qira' te sheshi 'Skënderbej', mijëra qytetarë firmosin kundër projektligjit

20:46, 23/05/2024
A+ Aa A-

Një peticion me firma të qytetarëve që kërkojnë ndalimin  lejimit të surrogacinë në Shqipëri, ndërprerjen e shtatzënisë në javën e 16 pa dijeninë e prindërve apo sterilizimin e vajzave dhe djemve të moshës 18 dhe 23 vjeç do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.

Këtë të enjte janë mbledhur firma të qytetarëve  të cilët paralajmërojnë protesta.

Ndërkohë që Ligji për Shëndetit Seksual e Riprodhues vijon të konsultohet zv.Ministrja e Shëndetësisë sqaron se surrogacia do të lejohet vetëm ndërmjet të afërmve  ndërkohë që  sqaron se ligji ende nuk ka forme  dhe disa pika mund të rishikohen.

Në 1 qershor një marshim me prindër fëmijë dhe gjyshër synon ti thotë stop këtyre pikave në projektligj dhe zhvillimeve më të fundit që kanë ngjallur reagime siç ishte martesa ndërmjet dy vajzave apo projektligji për njohjen e identitetit gjinor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco