Tushe: Diktatura dixhitale, një nga skllavëritë më të mëdha të fëmijëve

Tushe: Diktatura dixhitale, një nga skllavëritë më të mëdha të fëmijëve

13:16, 25/05/2024
A+ Aa A-

Tronditëse i ka konsideruar sociologu Gëzim Tushe ngjarjet ditëve të fundit sikurse rasti i Kavajës, ku 15-vjeçarja pranoi se kishte gënjyer pasi e denoncoi të atin se e kishte përdhunuar apo dhe vetëvrasja e efektives Aldorjana Loshi një ditë më parë.

I ftuar në studion e RTSH24, sociologu shprehet se sipas tij varësia e krijuar nga teknologjia është një një nga skllavëritë më të mëdha të fëmijëve, e cila ka bërë të harrojnë marrëdhëniet familjare apo dhe njerëzore.

“Teknologjia ka ndikuar në ftohtësinë e fëmijës, harrojnë marrëdhëniet njerëzore. Kujdesi ndaj adoleshentëve ka filluar të braktiset dhe ata kanë filluar të ngulin këmbë në plotësimin e kërkesave të tyre, për shkak edhe të modës që ata kanë me njeri tjetrin. Kjo bën që të ndërtohen marrëdhënie jo të ekuilibruara.

Diktatura dixhitale është një një nga skllavëritë më të mëdha të fëmijëve. Varësia që ka krijuar teknologjia është e më madhe se me drogëra. Komunikimit elektronik ka çuar në krime apo deri në vetëvrasje. Sot jemi në një shoqëri të re më individualiste", shprehet Tushe.

Arsyet për të kryer aktin e vetëvrasjes , për sociologun Tushe janë të brendshme që lidhen me vetë jetën e individit, por edhe sociale sikurse marrëdhënia në punë, apo më tej.  

"Janë shtuar njerëzit që jetojnë të vetmuar. Një numër të konsiderueshëm ka edhe për grupmoshat e rinj. Shkaqet janë të brendëshme që lidhen me jetën personale, me gjërat që mund t'i kenë ndodhur, me konflikte me veten ose me familjaret. Arsyeja e dytë janë ato jetës sociale, mund të ketë  probleme me punën , me eprorët e saj, me grupin që shoqërohet, pra me rethana toksike sociale që e kanë çuar në veprim të papranueshëm. Mendoj që në shoqërinë shqiptare ka qëndrime dikotomike. Akti i vetëvrasjes ëshët i pafalshëm. Është e domosdoshme që të rregullojmë tre institucione sikurse familja, të krijohet Ministria për familjen, dhe gruan", tha sociologu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco